Pendarovski: E di që të gjithë duam ta shohim Maqedoninë të zhvilluar, demokratike dhe evropiane

Kandidati për president Stevo Pendarovski pasditen e sotme e ka kaluar me banorët e komunës Dibër dhe Mavrovë – Rostushë.

Marketing

Duke theksuar se njerëzit nga ai rajon e dinë më së miri se çfarë do të thotë bashkëjetesë dhe dinë të ndihmojnë njëri-tjetrin, Pendarovski theksoi se në fushën e marrëdhënieve ndëretnike, Maqedonia është më e qëndrueshme deri më tani.

“Rajoni i Dibrës dhe i Mavrovës mund të mburret se edhe në kohët më të vështira, maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllehët, romët e boshnjakët që jetojnë në këtë zonë më të gjerë dinin të ndihmonin njëri-tjetrin dhe të gjenin njëri-tjetrin,” tha Pendarovski.

Në këtë drejtim, Pendarovski shtoi se për të, të gjithë qytetarët janë të njëjtë dhe se qytetarët i ndan vetëm në njerëz dhe jo njerëz, e jo sipas cilës fe apo besim i përkasin.

Marketing