Pendarovski: Unë i di anketat e tyre të rreme, i di edhe sondazhet e vërteta dhe ju them realisht se me 8 maj fitojmë!

Vetëm pak ditë para raundit të parë të votimit, kandidati presidencial Stevo Pendarovski nga Shkupi shprehu besimin e tij se pas më shumë se tre dekadave të pavarësisë, qytetarët maqedonas dinë shumë mirë të kuptojnë se programi i kujt është real dhe i cili nuk shkon me kohën që jetojmë.

Marketing

“Ky president dhe ky grup politik asnjëherë nuk kanë dhënë shpresa dhe premtime të rreme për realizimin sa më të shpejtë të synimeve strategjike të shtetit. Dhe sot para jush nuk po them se Maqedonia do të jetë vendi më i zhvilluar në Evropë për vetëm disa vite, nuk po premtoj se i gjithë procesi do të zgjasë vetëm disa muaj, por po them dhe duke përsëritur gjithandej se rreziku më i madh është nëse u japim një shans atyre për të cilët kemi parë se si sundojnë popullin për 11 vjet”, theksoi Pendarovski.

Pendarovski sot bëri thirrje për pjesëmarrje masive më 24 prill dhe 8 maj, që siç tha ai, të mos kthehemi në regjim.

“Unë i di sondazhet e tyre të rreme, i di sondazhet e vërteta dhe ju them realisht se ne  fitojmë me 8 maj. Duke e rrumbullakosur numrin 1, ne vazhdojmë drejt Evropës dhe botës së zhvilluar dhe definitivisht nuk do të kthehemi në një regjim dhe në një shtet të robëruar”, tha Pendarovski.

Marketing