Një bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit të vrarë të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, u arrestua në Stamboll, njoftoi sot policia turke.
Deklarata specifikoi se shtetasi afgan u identifikua vetëm me emrin sekret Basim, i cili u arrestua të mërkurën në rrethin Atashehir në anën aziatike të qytetit.
Raportet e medias mbi veprimin e shërbimit inteligjent turk thonë se i dyshuari ishte i përfshirë në fshehjen e Al-Bagdadi në provincën siriane të Idlibit pas rënies së Shtetit Islamik në 2019, raporton AP
Al-Bagdadi u vra në një bastisje në një strehë në Siri të kryer nga forcat speciale amerikane në tetor të atij viti.
Media turke publikoi një foto të një njeriu tullac me mjekër pas arrestimit të tij dhe një foto të gjoja të njëjtit person nga një periudhë e hershme, me flokë të gjatë, një mjekër të trashë dhe me rroba maskimi duke tundur një shpatë të lakuar.
Agjencia e lajmeve Demiroren njoftoi se Basim dyshohet për organizimin e trajnimit për Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, si dhe se ai ishte në bordin e organizatës terroriste që merrte vendime.
Agjencia shton se ai hyri në Turqi me një pasaportë të rreme dhe një letërnjoftim të rremë.