Policia e Shtetit ka njoftuar se sot ka nisur faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë, për marrjen e dozës së dytë të vaksinës.
Sipas njoftimit, brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marrin dozën e dytë të vaksinës.
“Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftim.
Vaksinimi po vazhdon edhe për qytetarët.