​Rodgers nuk e do postin e trajnerit te Tottenham

Trajneri i Leicester dëshiron të vazhdojë të ardhmen tek “Dhelprat”.

Trajneri i Leicester Cityt Brendan Rodgers nuk është i interesuar që të bëhet trajneri i radhës tek Tottenhami, raporton “Sky Sports”.

Tekniku skocez është parë së zëvendësues ideal për ta zëvendësuar Mourinhon, i cili u shkarkua nga “Gjelat” javën e kaluar, por Rodgers ka treguar që dëshiron të vazhdojë të ardhmen e tij tek “Dhelprat”.

Marketing

Leicester është shumë pranë kualifikimit për në Ligën e Kampionëve në sezonin e radhës, dhe Rodgers beson që ka kualitet të mjaftueshëm në skuadrën e tij, për t’i shndërruar ata në pretendent të rregullt për Top 4 të Premier Ligës.

Marketing