Sot do të fillojë shitja e biletave për dy ndeshjet e këtij muaji që Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën, ndërsa më 25 mars, do ta luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro 2020”, kundër Bullgarisë.
Edhe kësaj radhe shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në këtë link.
Procesi i shitjes së biletave do të nisë në orën 15:00.
Çmimet e biletave janë si në vijim:


