​Velija: Ne fituam sepse ishim shumica, t’i përveshim mëngët për të bërë shumë punë

Kryebashkiaku Erion Veliaj mëngjesin e së martës i’u bëri thirrje të gjithë numëruesve që të vijojnë punën e të plotësojnë detyrimin qytetar e të dalë rezultati sa më shpejt.

Velija theksoi se ka qenë një natë e gjatë, por pas një pushimi të shkurtër qeverinë e pret një punë e madhe.

Ai tha se fituan se janë shumica, por shtoi se ky është një mandat i fortë për t’iu përveshur mëngët për punë.

Marketing

Velija: T’i përvishemi mëngët për t’i bashkuar njerëzit dhe për të bërë më shumë punë

“Ka qenë një natë e gjatë për skuadrën tonë nata ka qenë 72 orë megjithatë ia ka vlejtë se njëshi ka dalë njësh sepse ne kemi fituar në njësinë numër 1 me mbi 52.4 përqind të votave[…]ka qenë një fushatë fantastike dhe pozitive dhe jam krenar për secilin prej jush kemi përmirësuar rezultatin[…]Është koha që t’iu rikthemi fuqishëm punëve në njësinë numër 1 dhe besoj që mesazhi është i fortë dhe i qartë për mbështetjen tonë jemi shumë më shumë se tjerët marrë sëbashku në tërësi por kjo nuk do të thotë që nuk do t’iu shërbejmë të tjerëve[…]ne fituam sepse jemi shumica po ndërkohë ne duhet të jemi të përulur në këtë fitore është një mandat shumë i fortë për të shërbyer, për të përveshur mëngët, për t’i bashkuar njerëzit dhe për të bërë shumë punë”, tha Velija.

Marketing