1 vjet si presidente, Osmani shpalos punën e saj

Sot janë bërë një vjet që kur Vjosa Osmani ka marrë detyrën si presidente e Republikës së Kosovës.

Marketing

Në një konferencë për media, Osmani tha se ka kryer me nder detyrat dhe obligimet kushtetuese. Ajo theksoi se në çdo takim ka mbrojtur interesat e Kosovës.

Sipas saj, Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euroatlantik, dhe siç u shpreh, këtë po e dëshmon çdo ditë.

Tutje, presidentja theksoi se është angazhuar që zëri ynë të dëgjohet edhe te vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Duke numëruar punët dhe arritjet e saj, Osmani veçoi nisjen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt.

Osmani theksoi se “si presidente në çdo hap e veprim asnjëherë nuk harroj që roli dhe misioni im burojnë nga vullneti qytetarë, në këtë drejtim do të vazhdoj të punoj me secilin nga ju”.

Marketing