10 deputetët e BDI-së që punuan pa pushim dhe sollën shumë të mira në interes të shqiptarëve

Këta janë 10 deputetët e BDI-së që bënë shumë punë për pak kohë sa ishin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

– Zgjodhi Kryetarin e parë shqiptar të Kuvendit
➡️ Bëri dygjuhësinë

➡️ Ndryshoi emrin e shtetit

➡️ Ndryshoi kushtetutën

➡️ Solli marrëveshjen për fqinjësi të mirë

➡️ Anëtarësoi vendin në NATO

➡️ Solli të gjitha ligjet për të marrë datën për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian

➡️ Rrumbullakësuam pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit

➡️ Rritëm rrogën minimale, rritëm rrogat në administratë,
rritëm rrogat për mësimdhënësit, rritëm rrogat e mjekëve, rritëm ndihmesën sociale, rritëm pensionet, siguruam pagesën për fëmijën e tretë, larguam taksën radiodifuzive dhe provimin ekstern për nxënësit, punësuam dhe avansuam, sollëm investime të huaja dhe vendore, themeluam agjensinë dhe inspektoratin e gjuhës, etj.

➡️ Themeluam Ministri të re me shumicë 2/3 dhe e avancuam sekretariatin

➡️ Miratoi Ligjin për “22 nëntori”, ligjin për tregjet e gjelbërta, ligjin për avancimin e administratës dhe njohjen e arsimimit, 24 orë program në gjuhën shqipe në radio dhe TV, ligjin për blerje të stazhit për pension të moshës, ligji për pension social, etj.

➡️ Zbatuam në tërësi “Deklaratën” që e kishim edhe premtim parazgjedhor.

➡️ realizuam reformat gjyqësore, ato në sektorin e sigurisë dhe në administratë

➡️ siguruam raportin më pozitiv nga Bashkimi Evropian

➡️ Miratuam ligjin për kufirin Llojan – Miratoc dhe siguruam financim norvegjez për ndërtimin e kufirit.

➡️ Mbështetëm të gjitha komunat me proekte konkrete dhe u mbuluam borxhet

➡️ propozuam ligjin për veting, ligjin për lojërat e fatit, rritjen e rrogave te profesorëve, përkrahëm mediat dhe shumë e shumë nisma të tjera.