10 vjet burg për reperin, qëlloi me armë “Megan The Stallion”

Reperi kanadez Tory Lanez është dënuar me 10 vjet burg për plagosjen e koleges muzikante Megan Thee Stallion.

Marketing

Lanez e qëlloi fituesen e çmimit Grammy, Megan Thee Stallion në këmbë, gjatë një debati mes të dyve pas një feste në vitin 2020. Ai u shpall fajtor për tre akuza në dhjetor dhe që atëherë është mbajtur në burg.

Të shtënat e detyruan Megan Thee Stallion t’i nënshtrohen një operacioni për të hequr fragmentet e plumbave nga këmba e saj.

Prokurorët i kishin kërkuar gjyqtarit një dënim me 13 vjet burg. Ata thanë se Lanez meritonte një dënim më të gjatë dhe për faktin se pas sulmit kreu një fushatë për ta poshtëruar dhe ritraumatizuar viktimën e tij.

Lanez, emri i vërtetë Daystar Peterson, ka pasur shtatë albumet më të mira në SHBA në shtatë vitet e fundit.