10 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Maqedonisë

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Marketing

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe delegacioni i Kuvendit në Varrezat e Qytetit në Butel sot do të vendosin lule në varrin e Gligorovit, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së tij.

Gligorovi ndërroi jetë më 1 janar 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94-vjeçare.

Ishte funksionari më i vjetër maqedonas në politikë. Më 17 nëntor të vitit 1999, kur përfundoi mandati i tij i dytë presidencial, ai kishte 82 vjet, ndërsa në vitin 200 Libri i rekordeve të Ginisit e shënoi Gligorovin si presidentin më të vjetër të shtetit në botë.

Marketing