Ballina Aktuale 100 ditë Qeveri, VLEN shpalos sot se çfarë kanë bërë

100 ditë Qeveri, VLEN shpalos sot se çfarë kanë bërë

Koalicioni VLEN sot në një konferencë për mediat shpalos 100 ditëshin e parë të Qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Krerët e VLEN do të prezantojnë vendimet e para qeveritare dhe të rezultatet si pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE dhe ZNAM..

Ditë më parë përfaqësuesit e këtyre partive folën se çfarë është bërë gjatë qeverisjes së ditëve të para duke nënvizuar katër prioritete kryesore që janë: Lufta kundër korrupcionit, integrimi, ekonomia dhe decentralizimi. Janë përmendur 30 milionë euro për komunat shqiptare, 34.5 milionë euro për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, mbyllja e kompanive të lojrave të fatit online dhe po shkojmë drejtë mbyllje, 1 miliard euro subvencione për bujqit, 20 milion euro për borxhet e pa paguara të fermerëve, etj.

VLEN do sqaroj pozicionin e saj për heqjen e balancerit për përfaqësim, ngecjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, ligjin për gjuhën, ligji për branitellat dhe çështje tjera që kanë nxitur debate politike.

Marketing
Exit mobile version