100 milionë doza të vaksinës anti-COVID në 100 ditët e para të administratës Biden

Shtëpia e Bardhë ka synime të mëdha për vaksinimin e qindra miliona amerikanëve kundër koronavirusit në 100 ditët e para të administratës Biden.

Marketing

Qëllimi zyrtar i administratës së Joe Biden mbetet ende 100 milionë doza vaksine në 100 ditët e tyre të para në detyrë, pavarësisht se Presidenti i SHBA-së shpreh optimizëm se numri i përgjithshëm mund të jetë edhe më i lartë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Presidenti Biden tha se ishte me shpresë që Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të administronin 1.5 milion vaksina të koronavirusit në ditë – 50% më shumë se 1 milion doza në ditë që kishte premtuar që para inaugurimit.

Por, Shtëpia e Bardhë është ende duke synuar qëllimin fillestar, të cilin administrata ende e sheh si “ambicioze, por të arritshme”, tha zyrtari. Sidoqoftë ata gjithashtu parashikojnë që shumë gjëra mund të shkojnë keq duke pasur parasysh natyrën e paparë të pandemisë, transmeton lajmi.net.

Zyrtari theksoi se shpresa tani ishte të kapërcente atë qëllim fillestar prej 100 milionë vaksinash në 100 ditët e para.

Duke e përshkruar Biden si një “optimist”, zyrtari gjithashtu tha se Presidenti ka shtyrë ekipin e tij Covid të synojë për përparim përtej qëllimit të tyre fillestar prej 100 milionë dozave të vaksinave në 100 ditë.