11 të vdekur nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Senegal

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi një ndërtesë në ndërtim e sipër u shemb në qytetin senegalez të Toumba-s, tha sot për AFP një zëdhënës i zjarrfikësve.

Marketing

Aksidenti ndodhi të dielën pasdite, kur një ndërtesë trekatëshe u shemb në rrethana të paqarta. Kreu i drejtorisë së përgjithshme të planifikimit urban, Musa Tin, ia atribuoi shembjen “mosrespektimit të rregulloreve të ndërtimit”.

Një qytet i shenjtë për një vëllazëri sufiste (bashkësi asketike e Islamit), Toumba është qyteti i dytë më i populluar në këtë vend të Afrikës Perëndimore.

Për sa i përket rritjes demografike dhe ekonomike, ashtu si Dakari, Toumba po përjeton një shpërthim të aktivitetit ndërtimor, ndonjëherë në një mënyrë të parregulluar dhe pa leje.

Shembjet e ndërtesave janë të zakonshme në Senegal dhe zakonisht i atribuohen mosrespektimit të rregullova të ndërtimit. Në një incident të ngjashëm që ndodhi në fillim të muajit të kaluar në Dakar, dy persona humbën jetën.