Ballina Lajme Rajon 11 tërmete shkundin Serbinë, lëkundjet ndihen dhe në Kosovë

11 tërmete shkundin Serbinë, lëkundjet ndihen dhe në Kosovë

11 lëkundje sizmike janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Serbi, gjë që ka detyruar shumë banorë të kalojnë natën jashtë.

Marketing

Epiqendra e këtyre lëkundjeve ka qenë në qytetin e Vranjës, i vendosur rreth 70 km larg kufirit me Kosovës.

Sipas EMSC, tërmeti më i fuqishëm ishte 3.9 ballë Rihter, teksa të tjerët që e pasuan kanë qenë më të lehtë, shkruan A2.

Raportimet bëjnë me dije se lëkundjet janë ndjerë dhe në disa qytete të Kosovës, por nuk ka të lënduar apo dëme.

Marketing
Exit mobile version