12 ditë pas kurorëzimit modelja e njohur i jep fund martesës

Modelja problematike Pamela Anderson nuk po mund të bëhet rehat.
Nga rubrika “Martesa që zgjasin më pak se periudha e izolimit nga Koronavirusi”, Pamela Anderson raportohet se është ndarë nga bashkëshorti Jon Peters, më pak se dy javë nga ceremonia sekrete e martesës.

Marketing

Çifti u martua muajin e shkuar, 35 vite pas takimit të tyre të parë, por tani vetë Pamela ka konfirmuar se nuk janë më bashkë. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, 52-vjeçarja tha:

“Jam shumë e kënaqur nga ajo çfarë Jon ka treguar ndaj meje. Do ju ishim shumë mirënjohës nëse na mbështesni, teksa marrim pak kohë për veten, në mënyrë që të rivlerësojmë çfarë duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri. Jeta është një udhëtim dhe dashuria një proçes. Me këtë të vërtetë universale në mendje, kemi vendosur bashkarisht që të anullojmë formalizimin e çertifikatës tonë martesore dhe të vendosim besimin tonë në këtë proçes. Faleminderit që respektoni privatësinë tonë”.
Pra Pamela dhe Jon, ligjërisht nuk janë të martuar, sepse dokumentat e çertifikatës martesore nuk janë plotësuar, pavarësisht ceremonisë. Lajmi vjen pasi aktorja kishte shpërndarë një foto me producentin, e bërë pikërisht pas dasmës. Përveç fotos në Instagram, në Twitter ajo ju referua vetes si Pamela Peters.

Ndërkohë, për të kaluar në anën romantike të kësaj historie, Jon u shpreh para disa javësh se Pamela nuk e ka parë kurrë potencialin e saj të vërtetë si artiste. Ai tha se aktorja mund të shkëlqejë dhe ende ka për të dhënë, ndryshe nuk do ta donte kaq shumë. Për ta mbyllur, producenti rrëfeu se për 35 vite, kishte dashur vetëm Pamelën, pavarësisht sa vajza të bukura ka pasur rrotull.

Për Pamelën gjithsesi kjo është hera e pestë që i jep fund një martese, madje dy herë ka ndodhur me të njejtin person. Shpresojmë që të jetë dhe hera vendimtare, kur ajo ta kuptojë se duhet të mendohet edhe pak para se të marrë vendime të rëndësishme.

Marketing