Ballina Aktuale 14 të vdekur nga aksidenti në Maqedoni, Haradinaj nis punën me një...

14 të vdekur nga aksidenti në Maqedoni, Haradinaj nis punën me një minutë heshtje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nisur punën ditën e sotme me një minutë heshtje, në nderim të viktimave nga aksidenti i djeshëm në Maqedoni, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Marketing

“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”.

Deri më tani janë konfirmuar 14 viktima, ndërsa 37 të tjerë janë dërguar në spital për trajtim të mëtejmë.

Qeveria në Maqedoni në mbledhjen e jashtëzakonshme ka sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin.

Exit mobile version