14 viktima nga përmbytjet në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Pas tërmetit shkatërrues, Turqia po përjeton një makth të ri pasi përmbytjet në vend kanë shkaktuar vdekjen e 14 qytetarëve.

Marketing

Më konkretisht, përmbytjet goditën zonat e prekura nga tërmeti, ku rrugët u kthyen në pak sekonda në përrenj me baltë që kanë rrëmbyer gjithçka në rrugën e tyre.

Bëhet e ditur se të paktën pesë persona janë të zhdukur, ndërsa numri i atyre që kanë mbetur jashtë banesave ende nuk është llogaritur. Megjithatë, informacionet bëjnë me dije se bëhet fjalë për mijëra qytetarë.

Mediat turke raportojnë se mes viktimave ka edhe persona që jetonin në çadra. Katër nga viktimat janë nga rajoni Sanliurfa, 50 km në veri të kufirit me Sirinë, ku ka ndodhur pjesa më e madhe e dëmeve. Së fundi, pesë nga viktimat janë sirianë.

Marketing