Ballina Aktuale 15.620 maturantë i nënshtrohen provimit të dytë me zgjedhje

15.620 maturantë i nënshtrohen provimit të dytë me zgjedhje

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë të ekstern sot nga ora 10:00. Provimi i sotëm është fakultativ dhe ata mund të zgjedhin një nga shtatë lëndët e ofruara.

Marketing

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, si vitet e kaluara, më të regjistruarit (13.922) janë për provimin e gjuhës angleze, 1.397 për matematikën, 29 për frëngjisht, 122 për gjermanisht, 17 për rusisht, 81 për estetikë.

15.620 maturantë janë regjistruar për të dhënë provimin e maturës shtetërore në periudhën e provimeve të qershorit të këtij viti. Prej tyre, 6750 janë të arsimit të mesëm, 8598 të arsimit të mesëm profesional dhe 272 të arsimit të mesëm artistik.

Më 27 maj u mbajt provimi i parë i jashtëm – Gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët. Për gjuhë dhe letërsi maqedonase janë regjistruar 10.768 maturantë, për gjuhë dhe letërsi shqipe 4.380 dhe për gjuhë dhe letërsi turke 357.

Marketing
Exit mobile version