Ballina Lajme Botë 15 civil të vrarë ukrainas nga sulmet me raketa ruse

15 civil të vrarë ukrainas nga sulmet me raketa ruse

Në Volnovakha të rajonit Donetsk të Ukrainës, 15 civilë u vranë në një sulm nga raketat e shumta Grad të Rusisë.

Marketing

Kështu ka thënë shefi i administratës rajonale ushtarako-civile të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, i cili ka lëshuar një deklaratë përmes Facebook-ut, raporton Ukrinform.

“Në Volnovakha, ku rusët qëllojnë nga Grads për të dytën ditë radhazi, u vranë 15 civilë”, shkruan kreu i administratës.

Ai vuri në dukje se shumë familje u dëmtuan nga granatimet, përfshirë dy blloqe apartamentesh.

Kreu i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi më 24 shkurt fillimin e agresionit ushtarak në Donbas.

Exit mobile version