16.5 milion denarë për ndërtimin rrugës Tetovë-Saraqinë

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka nënshkruar sot me Byronë për zhvillim rajonal kontratën për rindërtimin dhe ndërtimin e rrugës Tetovë -Saraqinë, në vlerë prej 16.5 milion denarë informon Tetovasot .

Marketing

Ajo në të njëjtën kohë ka falenderuar drejtorin e BZHR z. Ramiz Rexhepi për bashkëpunimin e shkëlqyer në realizimin e projekteve të tilla infrastrukturore ku përfitues të drejtpëdrejtë janë qytetarët dhe nevojat që ata kanë.

Teuta Arifi deklaroi se së shpejti po me këtë institucion, do të fillojmë edhe një projekt tjetër për rehabilitimin e një parku brenda qytetit , projekt i cili do të finansohet nga BZHR dhe do të implementohet nga Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut!

Marketing