16 vjetori i Pavarësisë – deputeti kanadez e bën urimin në gjuhën shqipe, zbulon edhe diçka personale (VIDEO)

Pak orë kanë mbetur, kur Kosova do të shënoi 16 vjetorin e ditë më historik; shpalljen e Pavarësisë. Një urim tejet i veçantë ndaj vendit tashmë është bërë nga deputeti kanadez, Kyle Seeback, shkruan Insajderi.

Marketing

“Urime Kosovë dita i Pavarësisë”, tha ai në fund teksa të gjithë të pranishmit u çuan në këmbë për të duar trokitur.

Këtë urim Seeback e ka bërë në gjuhën shqipe në parlamentin e Kanadasë.

Gjatë fjalimit ai tregon se në mesin e refugjatëve ishte edhe se e fejuara e tij dhe familja e saj poashtu refugjatë.

Ai nuk la pa përmendur luftën e Kosovës si dhe faktin se Kanada ishte ndër shtete e para që njohu Kosovë.

“Kanada mirëpriti mbi 7000 mijë refugjatë kosovarë, duke përfshirë të fejuarën time dhe gjithë familjen e saj. Njëzet e pesë vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetë këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë”, deklaroi deputeti.

https://www.facebook.com/watch/?v=3351357721829670