17 vjet pa Rrahim Beqirin- Roki

I armatosur me përvojë të jashtëzakonshme, strategji luftarake e zemër fisnike, Rrahim Beqiri- Roki kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku nga Shtabi i Përgjithshëm emërohet dhe merr detyrën e Komandantit të batalionit.

Marketing

Rahim Beqiri ndërron jetë më 1 gusht të vitit 2001, ndërsa varroset më 2 gusht pranë shokëve të tij në varrezat e dëshmorëve në Dardanë. Vitet po ikin, e ne na mungoni. Komandant ju dëshmorët në të gjallëve, shokëve idealeve veçmas atyre me fuqi politike na mbetet jetësimi i amanetit tuaj u bëftë Shqipëria Etnike.

Rrahim Beqiri-Komandant Roki, eprori eminent i tre luftërave.
Komandant Rrahim Beqiri i njohur me nofkën Roki i takon një familje tejet të respektuar të Anamoraves sonë kësaj kalaje të Shqipërisë ndër shekuj. Komandant Roki i Kopernicës së Dardanës që i ri ishte pjesë e aktiviteteve për çlirim nga thundra serbe, në demonstrata aksione në beteja në vitet 90-ta dhe 2000-ta në Kosovë, Kosovë Lindore dhe Iliridë pjesë e tre ushtrive çlirimtare në luftën kundër sllavomaqedonasve.

Kontributi i tij është epokal për Bashkimin Kombëtar dhe Shqipërinë unike, gjaku i dalzotësve të atdheut luftërat tona të drejta fituan edhe miq ndërkombëtar. Ishte veprimtar i madh edhe i LPK-se themelues i tre ushtrive shpërndarës traktesh, fjalë tejet miradije për të flasin edhe Gjenerali i madh Ahmet Isufi dhe ish i burgosuri politik kryetari i çmuar patrioti Begzad Sinani.

Rahim Beqiri plagoset rëndë në Drenovec të Tetovës, gjatë dy ditëve, në kushte lufte transferohet në Spital të Prishtinës ku mjekët bënë të pamundurën, por nuk arritën ta shpëtojnë nga vdekja.
Lavdi jetës dhe veprës madhështore të Rokit dhe dëshmorëve.

Marketing