178 shoferë të gjobitur në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Marketing

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 gjoba, prej të cilave 67 janë për tejkalim shpejtësie, 6 për vozitje pa leje, 3 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes”, thuhet në raportin e policisë.

Nga policia shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.