19 mësimdhënës morën vendime në shkollat e Çairit

Kryetari i komunës Çair son ndau 19 vendime për mësimdhënësit e shkollave të Çairit ku ndër tjerash në Facebook ai kështu postoi.

Marketing

Me kënaqësi sot ua ndava vendimet 19 mësimdhënësve të 7 shkollave të Komunës së Çairit – “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Tefejuz”, “Jashar Bej Shkupi”, “Vasil Gllavinov”, “Emri Elezi” dhe “Ismail Qemali”.Ajo që dua të theksoj me këtë rast është se përforcimi i kapaciteteve kadrovike gjithmonë është mision i rëndësishëm që kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësor dhe inovativ edukativo-arsimor. Kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë do të jenë gjithmonë në hap me kohën.Si Komunë e Çairit dhe unë si kryetar i saj gjithmonë kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi përkrah nevojave të mësimdhënësve, mbi të gjitha duke u angazhuar për modernizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës shkollore.

Marketing