2 ditë takim në Lezhë, Rama: Shpenzimet i ka paguar secili nga xhepi i tij, jo nga shteti

Kryeministri Edi Rama për 2 ditë rresht mblodhi kabinetin qeveritar, zv.ministra, drejtues të institucioneve të rëndësishme në një takim në Lezhë ku në fokus ishin prioritet për 2024.

Marketing

Megjithatë, për të shuar çdo akuzë apo hije dyshimi, Rama u kujdes të theksonte se për çdo shpenzim të bërë, lekët janë paguar nga vetë të pranishëm dhe jo nga buxheti i shtetit.

“Të gjitha shpenzimet janë individuale, se mos thoni se shkojnë dhe hanë me lekët tona dhe këtë e bëjmë për të mbështetur këta sipërmarrës”, tha Rama, duke thënë se gjithmonë kështu ka ndodhur.