20 VJET BDI/ Grubi: Krenar që jam pjesë e vatrës së BDI-së

Zyrtari i lartë i BDI-së, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik, Artan Grubi me rastin e 20 vjetorit partisë është shprehur se BDI duke reflektuar mbi të arriturat e deritanishme, gjen frymëzimin dhe forcën për të vazhduar rrugën e zhvillimit, të fokusuar në ndërtimin e Korridorit 8 – kryefjalës së zhvillimit infrastrukturor, zbatimin e përbetimeve të agjendës së blertë dhe padyshim ëndrrës së madhe, integrimin në Bashkimin Evropian.

Marketing

“Të nderuar bashkëpartiakë, aktivistë e përkrahës të BDI-së nga mbarë vendi, të nderuara familje të dëshmorëve, të dashur qytetarë. Sot festuam bashkë ditëlindjen e 20-të jubilare të familjes sonë të madhe, Bashkimit Demokratik për Integrim, rrugëtimin aspak të lehtë të sfidave dhe misioneve nën drejtimin e liderit Ali Ahmeti për të pasur atë që kemi sot, idealet e jetësuara të lirisë, barazisë, arsimit, përfaqësimit, konsensualitetit, paqes, pajtimit, zgjidhjes së kontesteve dhe integrimit në NATO përmes Marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Prespës. Duke reflektuar mbi të arriturat, gjejmë frymëzimin dhe forcën për të vazhduar rrugën e zhvillimit, të fokusuar në ndërtimin e Korridorit 8 – kryefjalës së zhvillimit infrastrukturor, zbatimin e përbetimeve të agjendës së blertë dhe padyshim ëndrrën tonë të madhe, integrimin në Bashkimin Europian. Krenar që jam pjesë e vatrës së BDI-së dhe që bashkë me të gjithë ju qytetarë dhe bashkëpartiakë të nderuar, të udhëhequr nga lideri Ali Ahmeti do të vazhdojmë të shkruajmë kapitullin e ri të jetës cilësore. GËZUAR”, thuhet në prononcimin e Grubit me rastin e 20 vjetorit të BDI-së.

Marketing