Ballina Lajme Botë 20 vjet burg për kosovarin në Francë që përdhunoi vajzën e tij

20 vjet burg për kosovarin në Francë që përdhunoi vajzën e tij

Gjykata e Meuse Assize në Francë e ka dënuar me 20 vjet burgim një kosovar rreth të pesëdhjetave,, për përdhunimin e vajzës së tij.

Marketing

Media franceze “Actu.fr” ka raportuar se ky person ka filluar të abuzonte me vajzën e tij, që kur ajo ishte vetëm 13-vjeçare, abuzim ku i cili ka vazhduar deri mes viteve 2010 dhe 2020.

Krahas dhunës seksuale, vajza e re ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes me jetë, shkruan Actu.fr, transmeton Klankosova.tv.

“Tiran, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babain e viktimës.

Mirëpo, në artikull thuhet se kosovari i ka mohuar të gjitha akuzat.

Përveç dënimit me 20 vjet burgim, atij i është ndaluar edhe hyrja në territorin e Francës.

Ndryshe, ai ishte dënuar me 18 vjet burg në janar të 2023-tës, mirëpo thuhet se një gabim procedural ë lejoi lirimin e tij më 13 shkurt, por që 12 ditë më vonë u arrestua sërish, për të marrë tani dënimin me 20 vjet.

Marketing
Exit mobile version