20 vjet MO, Ahmeti: Arritje dhe sfida në zbatimin e saj (Video)

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti flet për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit që u nënshkrua para 20 vjetësh duke i dhënë fund konfliktit të armatosur midis Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave ushtarake e policore maqedonase. Zoti Ahmeti, i cili ishte drejtues i UÇK-së e vlerëson si hap të rëndësishëm miratimin e pjesës normative të Marrëveshjes, teksa thotë se ka ngecje të zbatimit të disa pjesëve të saj në praktikë. Ai theksoi se me këmbëngulje do të vazhdohet me respektimin e Marrëveshjes, të cilën e quan paqësore dhe shembull për zgjidhjen e konflikteve jo vetëm në rajon por dhe më gjerë.

Marketing

Zëri i Amerikës: Z. Ahmeti, ju nuk jeni nënshkrues i Marrëveshjes së Ohrit, por jeni shkaktar për arritjen e saj. Përgjatë viteve ka pasur politikanë që e kanë quajtur marrëveshjen të vdekur. Marrëveshja, ndërkohë është shkrirë në ligje dhe Kushtetutë. Por ka ende elemente që nuk zbatohen në praktikë. Pse?

Ali Ahmeti: Është shumë me rëndësi që pjesa normative e Marrëveshjes paqësore të Ohrit është e përfunduar, por ka edhe shumë punë për t’u bërë edhe më tutje në pjesën praktike-pragmatike për t’u zbatuar e materializuar ajo pjesë normative e cila ka kaluar në organet legjislative të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pra, duhet të jemi shumë të hapur në këtë temë: një marrëveshje që del nga një kryengritje nuk është edhe aq lehtë për t’u zbatuar me përpikmëri në bazë të marrëveshjes së nënshkruar.

Marketing