Pas inspektimit të jashtëzakonshëm më datë 24.03.2025, nga ana e Inspektoratit të Shtetëror të Mjedisit, është konstatuar se BULMAK 2016 SHPKNJP Probishtip filiali Miniera Toranica, Kriva Pallankë, sipas nenit 212-ë paragrafit (1) pikës 16, paragrafit (2) të Ligjit për Mjedisin, është kryer kundërvajtje e kategorisë së tretë me të cilën kryesi i lartpërmendur është dakorduar që të fillojë procedurën e negocimit në përputhje me Ligjin për Mjedisin para Komisionit për marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Në fakt, sipas raportimit të BULMAK-ut në 14.03.2025, në periudhën nga ora 06:30 deri në ora 07:00, ka ndodhur një incident për shkak të plasjes së tubit përmes të cilit uji teknologjik sillet nga pastruesi i ujit të gropës në impiantin e flotacionit, ujë që nuk përmban kimikate sepse është kulluar para se të futet në impiantin e flotacionit dhe përmban vetëm papastërti mekanike, pra është i turbullt.
Bulmak raportoi se ndërkohë është rregulluar defekti dhe është ndalur rrjedhja e ujit.
Me nënshkrimin e këtij procesverbali, kryesi pajtohet që të fillojë procedurën e negocimit në pajtim me nenin 212-ç të Ligjit për Mjedisin.
Gjoba kundërvajtëse e paraparë për tregtarët e mëdhenj, sipas regjistrimit në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë, në këtë rast për personin juridik është maksimale dhe është në vlerë prej 180.000 deri në 200.000 euro në kundërvlerë të denarit, gjegjësisht maksimum 10.000 euro në kundërvlerë në denarë për personin përgjegjës
Ministri Izet Mexhiti dërgoi një mesazh të qartë se nuk ka tolerancë ndaj ndotësve:
“Duhet respektuar ligji. Kushdo që rrezikon mjedisin do të përballet me sanksione pa përjashtim. Kontrollet inspektuese do të vazhdojnë me ritme të intensifikuara dhe Ministria do të insistojë në transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Ky është vetëm një nga hapat e shumtë që po ndërmarrim për të garantuar një mjedis të pastër dhe të sigurt të gjithë qytetarëve”.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe përmirësimin e mekanizmave të monitorimit dhe kontrollit.