213 gjoba në Shkup,157 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme -Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 213 gjoba, nga të cilat 157 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 19 sanksione për vozitje në gjendje të dehur.

Marketing

Sipas raportit të SPBV-së janë shqiptuar dhe tre gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim në të kuqe në semaforë…

Nga MPB njoftojnë gjithashtu se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.