23 ankesa në KShZ, gati rezultatet për komunat ku nuk ka ankesa

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi rezultatet e zgjedhjeve të komunave për të cilat pjesëmarrësit nuk kanë parashtruar kundërshtime, ndërkohë urdhëron KKZ-të që që të presin vendimin përfundimtarë në procedurën për kundërshtimet e parashtruara nga pjesmarrësit në zgjedhje.

Marketing

“Komisionet Komunale të zgjedhjeve duhet që të presin vendimin përfundimtar në procedurën për kundërshtimet e parashtruara. Pas përfundimit të procedurës së kundërshtimeve të parashtruara në procedurën e votimit, mbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve konfirmohet përfundimi i rezultateve të votimit për zgjedhjen e kryetarëve të komunave.”,- tha nënkryetarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.
Më 14 dhjetor rreth të dytë zgjedhorë do të ketë në qytetin e Dibrës.

“Në rrethin e dytë të të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 dhjetor 2021 do të votohet për kandidatë të mëposhtëm për kryetarë komune edhe atë në komunën Dibër, parashtrues të listave të kandidatëve për dy kandidatë edhe atë BDI, Hekuran Duka dhe koalicioni ASH-AAA, Bekim Pocesta.”,- u shpreh nënkryetarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë dorëzuar 23 ankesa për procedurën e votimit , grumbullimit dhe konfirmimit të rezultateve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale. Shtatë ankesa ka dorëzuar TMRO që kanë të bëjnë me vendvotime në Komunën Nagoriçan i Vjetër.

Po shtatë ankesa edhe nga koalicioni që drejtohet nga LSDM, që kanë të bëjnë me dy vendvotime në Komunën Shuto Orizarë, një në Konçe, tre për Koçanin dhe një vendvotim në Komunën Çeshinovë-Obleshevë. VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar një ankesë që ka të bëjë me një vendvotim në Komunën e Probishtipit.

BDI ka dorëzuar pesë ankesa që kanë të bëjnë me 3 vendvotime në Komunën e Studeniçanit dhe dy vendvotime në Komunën e Zhelinës.

Tre ankesa janë dorëzuar nga kandidati pavarur Enver Pajaziti për vendvotimet në Komunën e Bërvenicës.