Ballina Lajme Botë 23 persona qëllohen për vdekje në jugperëndim të Pakistanit

23 persona qëllohen për vdekje në jugperëndim të Pakistanit

Persona të armatosur qëlluan për vdekje 23 pasagjerë pasi i identifikuan dhe i nxorën nga autobusët, automjetet dhe kamionët në një nga sulmet më vdekjeprurëse në Pakistanin e trazuar jugperëndimor.

Marketing

Vrasjet ndodhën gjatë natës në Musakhail, një distrikt në provincën e Baluçistanit, tha një zyrtar i lartë i policisë. Sulmuesit dogjën të paktën 10 automjete përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Presidenti Asif Ali Zardari dhe Ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi, në deklarata të ndara e quajtën sulmin “barbar” dhe premtuan se ata që qëndrojnë pas tij nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

Sulmi ndodhi disa orë pasi grupi separatist i jashtëligjshëm Ushtria Çlirimtare e Baluçit paralajmëroi njerëzit të qëndronin larg autostradave, por nuk pati një pretendim të menjëhershëm të pranimit të përgjegjësisë.

Separatistët shpesh kanë vrarë punëtorë dhe të tjerë nga rajoni lindor i vendit, Puxhab, si pjesë e një fushate për t’i detyruar ata të largohen nga provinca, e cila prej vitesh përjeton një kryengritje.

Për shumicën e vrasje të mëparshme përgjegjësia i është vënë këtij grupi të jashtëligjshëm dhe të tjerëve që kërkojnë pavarësinë nga qeveria qendrore në Islamabad. Militantët islamikë gjithashtu kanë një prani në provincë raporton agjencia e lajmeve AP.

Marketing
Exit mobile version