Ballina Lajme Maqedoni 23 vite premtohet sallë sportive në Bogovinë, Kryetari i komunës, qyetarët: Na...

23 vite premtohet sallë sportive në Bogovinë, Kryetari i komunës, qyetarët: Na mbytën me rrena, TURP për BDI-në

Mbi 23 vite premtim për sallën në komunën e Bogovinës ende nuk ka asgjë. Edhe pse ministrat e Arsimit kanë qenë të BDI-së, kryetari i komunës gjithmon i BDi-së, sërish nuk ka asnjë leëvizje për sallën e Sportit në Bogovinë, raporton TS.

Marketing

Premtimet vazhdojnë ende, kryetari Besnik Emshiu nuk e mohon e as ministri e zv.ministri që janë nga radhët e BDI-së nuk thonë kurrë jo, por salla ende nuk bëhet.

Qytetarët nuk besojnë më rrenave të BDI-së, dhe as që ëndërrojnë se salla e sportit do të bëhet ndonjëherë.

“Kjo sallë sportive në Bogovinë është premtuar që 23 vite, është edhe e shkruar që nga ish kryetari i ndjerë Hazbi Idrizi” thotë në banorë i Bogovinës i cili thotë se është shumë e rëndësishme për nxënësit dhe komunën.

“Fajtorë është edhe komuna edhe ministria” shprehet një tjetër.

“20 vite premtim, turp, krjet institucionet i kanë fajët” thotë banori i revoltuar i Bogovinës i cili ka qenë edhe premtim i BDI-së.

Drejtori i Shkollës së Bogovinës Enes Misimi për TS u shpreh se kanë pasur premtime të shumta për sallën sportive, pasi 900 nxënës aktivitetet sportive i kryjnë në rrugë.

Nga komuna e Bogovinës, Menur Asani për TS u shpreh se çështja e sallës është m obligim pasi ka shumë nxënës dhe është nevojë shumë e madhe e Bogovinës.

Marketing
Exit mobile version