245 mijë të infektuar në SHBA, Fauci: Situata do të përkeqësohet

Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases Dr. Anthony Fauci takes part in the daily briefing on the novel coronavirus, COVID-19, in the Brady Briefing Room at the White House on April 1, 2020, in Washington, DC. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)

Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha se gjendja e pandemisë së Covid-19 në SHBA do të “përkeqësohet, shumë më keq, para se të bëhet më mirë”, por që distancimi shoqëror po jep efekt për të zbutur përhapja e virusit.

Marketing

“Nuk ka dyshim në mendjen time ose në cilindo që di dicka rreth kësaj, që aktivitetet lehtësuese, ndarja fizike që ne po bëjmë ka një ndikim të qartë pozitiv,” tha ai.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavirus ka arritur në mëse 245 mijë me më shumë se 6000 të vdekur.

Në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar mëse 1,560 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Pandemia ka infektuar më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.

Fauci i bëri thirrje vendit të vazhdojë të ndjekë rekomandimet për distancimin shoqëror.

“Kjo është përgjigjja dhe mjeti i vetëm që ne me të vërtetë kemi se ne e dimë se është efektiv,” shpjegoi Fauci.

Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Në popullatën e ndikuar janë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u njoftuan të mërkurën se do të mbahen të mbyllur në qeli.

Marketing