263 gjoba në Shkup, 111 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (05.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në komunikacion, me çrrastë janë regjistruar 263 shkelje.

Marketing

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 263 masa, nga të cilat 111 për tejkalim të shpejtësisë, 19 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Janë shqiptuar dhe 11 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 34 për mosvënien e rripit të sigurimit, nëntë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.