Ballina Lajme Maqedoni 27 prilli, Çavkov kërkon të dalë nga paraburgimi

27 prilli, Çavkov kërkon të dalë nga paraburgimi

Pesë nga të dënuarit për 27 prillin sot kërkuan nga Gjykata e Apelit të lirohen nga paraburgimi deri në aktgjykimet e plotfuqishme.

Marketing

Me ankesë në gjykatën e shkallës së dytë dalje nga Shutka kërkuan ish-drejtori i BSP, Mitko Çavkov, i dënuar me 18 vite burgim, Goran Gjoshevski, Dushko Llazarov dhe Nikolla Mitrevski – Koljo, të dënuar me nga 15 vite burgim, si dhe Abdulfeta Alimi, i dënuar me shtatë vite burgim për sulmin e përgjakshëm në Kuvend të 27 prillit.

Garancia me të cilën Çavkovi pohon se nuk do të arratiset është 600 mijë euro, derisa për Alimin me pronë garanton Zijadin Sela.

Exit mobile version