“27 prilli”, Mukoski: Nuk ndjehem fajtor

Në vazhdimin e tretë të procesit gjyqësor për lëndën “27 Prill”, për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë nga viti 2017, që mbahet sot në Gjykatën Penale në Shkup, pas pushimit një orësh, mbrojtja vazhdoi t’i thotë fjalët hyrëse.
Në bankën e të akuzuarve janë ulur 33 persona, deputetë, ish-funksionarë, persona publikë, policë, prej të cilëve 31 përgjigjen për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues”, ndërsa dy për ndihmë.

Marketing

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Vllado Janevski, avokat i Stavre Xhikov, para pushimit i tha fjalët hyrëse dhe theksoi se e tërheq autorizimin e Xhikovit, duke kërkuar falje ndaj këshillit gjyqësor për “ofendimet” nga ana e Xhikovit.

Goranço Angelovski kërkoi Gjykata t’i japë afat prej tre ditëve që të angazhojë avokat të ri, sepse para pushimit, avokati i tij e lëshoi seancën gjyqësore, duke thënë se nuk i janë dorëzuar dëshmitë dhe aktakuza.

Ndërkohë, gjykatësja Dobrilla Kacarska sipas detyrës zyrtare emëroi avokat të ri për Angelovskin me qëllim që të vazhdojë seanca gjyqësore.

Ai theksoi se megjithatë do të angazhojë avokat të ri për të hënën.
Sasho Janev, avokat i Igor Jug, potencoi se do të dëshmohet se Jug nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të rrezikshëm, as akt të dhunës.

Janev theksoi se nuk ka dëshmi se Jug ka pasur pistoletë, është drejtuar nga deputeti i dëmtuar Zoran Zaev, por nuk ka gjuajtur, sepse i dëmtuari është mbrojtur.
Avokati i Jug theksoi se kjo akuzë është “shpifje”.
Biljana Stojanoviq, avokate e Ilija Slaveski nuk dha fjalë hyrëse, duke kërkuar nga gjykata atë ta bëjë në procedurë të mëtutjeshme.

Ninosllav Jakimovski, avokat i Igor Jug dhe Villijam Mihajlovski, shfaqi shpresë se prokuroria do të ketë “virtyt dhe guxim ta tërheqë akuzën e tillë”, duke theksuar se nga vetë dëshmitë e prokurorisë, mbrojtja do të dëshmojë se Jug dhe Mihajlovski nuk janë fajtor për atë që akuzohen.
Jakimovski, i ka propozuar gjykatës, që masa e caktuar e paraburgimit t’i hiqet ose të ndërrohet me ndonjë masë më të butë.

Jakim Naumov, avokat i Nikolla Mitrovski-Kolo, potencoi se nuk ka aktakuzë të qartë dhe të saktë.
“Prokuroria publike duhet ta dëshmojë atë që citohet në aktakuzën”, theksoi Naumov.

Petar Vasilev, avokat i Mitrovskit dhe Oliver Radulov ka informuar se në tërësi pajtohet pothuajse me të gjithë avokatët mbrojtës në procedurë.
Ai citoi se nuk pajtohet me konstatimin se bëhet fjalë për “procedurë serioze penale”, duke potencuar se në proces janë serioz vetëm ata që për veprën mund t’u caktohen dënime të akuzuarve për mbi 10 vjet.

Oliver Vuksanoviq, avokat i Aleksandar Vasilevski-Ninxha e propozoi për dëshmitar Bllagoja Vasilevskin, personin i cili e ka mbrojtur ish ministrin Nikolla Gruevski.
“Mbrojtja me dëshmitë e propozuara dhe me dëgjimin e dëshmive të propozuara do ta ngadalësojë citimin në aktakuzën”, ka konstatuar Vuksanoviq.

Pas fjalëve hyrëse të nxjerra nga ana e mbrojtësve, gjykatësja Kacarska ua dha fjalën të akuzuarve.
Së pari ka folur Kërste Mukoski, i cili theksoi se përveç deputetëve të tjerë të akuzuar, nuk ka njohur prej më parë asnjërin nga të akuzuarit.

“Nuk ndjehem fajtor”, theksoi Mukoski.
Pastaj Sasho Vasilevski, gjithashtu sikur edhe Mukoski, citoi se nuk i ka njohur të akuzuarit e tjerë prej më parë”, përveç deputetët.

Mbrojtja ka konstatuar se nuk ka dëshmi për aktakuzën, ndërsa gjatë seancës gjyqësore ishte potencuar edhe se “gjykata nuk e ka parë të përshtatshme të mbajë mbledhje për vlerësim të aktakuzës”.

Njëherit, mbrojtja përfundoi se do të dëshmohet se të akuzuarit nuk janë fajtor dhe se do të lirohen.

Marketing