Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në katër vjetorin e zhvillimeve të përgjakshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut qëndroi në burgun e Idrizovës për të vizituar siç u shpreh ai njeriun e pafajshëm që po qëndron në burgun e Idrizovës. Sipas tij faji i vetëm që Feta Halimi është në burg, është që i ka shpëtuar kokën Selës.
“Ishte një vizitë tek një familjar. Feta Halimi për mua është familjar, një njeri që të shpëton kokën i tillë quhet. Vizitova një nga të pafajshmit që qëndron këtu në burg, fatkeqësisht. Ka shumë fajtor të tjerë që qëndrojnë jashtë. Për çdo ditë që Fetai qëndron këtu unë ndjehem i turpëruar. 27 prilli kishte dozën e turpërimit, edhe Fetai mbahet në burg që unë të ndjehem i turpëruar. Mua më bren ndërgjegjja që Fetai është këtu”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
“Fetai më kërkoi që të qëndroj i fortë dhe të vazhdojmë rrugëtimin që e kemi nisur”, tha mes tjerash Sela.tetovasot