28 Nëntori: Kryediplomatët e RMV-së dhe Shqipërisë urojnë nga selia e NATO-s! (VIDEO)

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Bujar Osmani dhe Igli Hasani nga selia e NATO-s në Bruksel kanë uruar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Marketing

“Igli sot feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin, unë festoj Ditën e Flamurit. Të dy jemi krenarë që vendet tona janë anëtare të NATO-s dhe po punojmë bashkë për të përshpejtuar integrimin në BE. Faleminderit dhe gëzuar, kudo që jeni”.

Urimin e ka finalizuar kryediplomati Hasani duke shprehur respektin për punën e MPJ Bujar Osmanit.