29 vjetori i vdekjes së Ahmet Haxhiut, Ahmeti: Idealin kombëtar nuk arritën ta thyejnë persekutimet

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në 29 vjetorin e ikjes së Ahmet Haxhiut nga kjo jetë e ka kujtuar duke thënë se idealin e tij kombëtar nuk arritën ta thyejnë persekutimet.

Marketing

Plejadës së atyre veprimtarëve prijës të lëvizjes sonë ilegale i përkiste edhe Ahmet Haxhiu, të cilin e kujtojmë me mall dhe krenari në 29 vjetorin e shuarjes nga jeta, shkruan mes tjerash kryetari Ahmeti.

Postimi i plotë:

Koha nuk mund të zbehë kujtimet për heroizmin e veprimtarëve të çështjes kombëtare, të atyre që qëndruan në këmbë në çastet kur një gjë e tillë ishte e patjetërsueshme për të arritur lirinë.

Plejadës së atyre veprimtarëve prijës të lëvizjes sonë ilegale i përkiste edhe Ahmet Haxhiu, të cilin e kujtojmë me mall dhe krenari në 29 vjetorin e shuarjes nga jeta.

Idealin e tij kombëtar nuk arritën ta thyejnë persekutimet, burgosjet dhe torturat e rregjimit, shpirti i tij i guximshëm u bë forcë e amanet në damarët e shumë trimave dhe bashkëveprimtarëve.

Ahmet Haxhiu me shokët e tij të idealit mbollën farën që të lulëzojë përjetë pranvera e lirisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! LAVDI!