3 shqiptarë bien pre e grabitjes, iu vidhen sende me vlerë mbi 45 mijë €

Tre shqiptarë kanë rënë pre e grabitjes në ishullin grek të Mykonos. Mediat greke shkruajnë se shtetasve shqiptarë, dy motrave dhe të dashurit të njërës prej tyre, i janë grabitur sende me vlerë mbi 45 mijë euro.

Marketing

Sipas burimeve lokale, sendet e vjedhura janë orë floriri, varëse, para kesh, por edhe pasaportat dhe patentat e tyre.

Denoncimi u bë prej viktimave në rajonin policor të ishullit ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë publik nga mediat fqinje.

Raportohet se treshja shqiptare kishte marrë me qira një suitë në një hotel luksi në zonën “Plindri” në Mykonos.

Gjatë orëve të mëngjesit të datës 24 korrik ,grabitësit mundën të hynin në dhomën e hotelit duke përdorur një prerës metalik dhe në pak minuta zbrazën dhomën e tyre dhe u larguan në rrugicat e zonës.

Turistja shqiptare ka denoncuar në polici, i kanë marrë florinjtë me vlerë totale 17 100 euro, pasaportën dhe lejen e drejtimit. Të motrës i janë marrë sende dhe bizhuteri në vlerë prej 18400 euro, si dhe pasaportë. Ndërsa të dashurit të saj i janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaporta.

Policia nuk ka ndonjë të dyshuar për grabitjen, por viktimat tashmë duhet t’i drejtohen drejtësisë vendase për të bërë të mundur një kompromis me pronarët e hotelit nëse do t’ju jepet mbrapsht diçka prej vlerës së humbur në ambientet e hotelit.

Marketing