Ballina Lajme Maqedoni 3 vatra aktive të zjarrit! Saraji, Petroveci dhe Prilepi ende në zjarr

3 vatra aktive të zjarrit! Saraji, Petroveci dhe Prilepi ende në zjarr

Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve, të cilat janë ende aktive në disa vende. Sitata kritike është në rajonin e Kumanovës dhe Prilepit, por edhe në fshatin Pobozhje, ku janë djegur tre shtëpi. Në teren, së bashku me ekipet e vendin po intervenojnë edhe ekipet nga Austria, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania, ndërsa ndihmë ka ardhur edhe nga Mali i Zi dhe Franca.

Marketing

“Ndihma nga Franca do të plotësohet me pajisje shumë të sofistikuara të përbëra nga dronë me pilot operatorë francezë, të cilat do të ndihmojnë shumë në identifikimin, hartimin dhe informimin e hershëm të pikave të nxehta të mundshme të zjarrit.”, thuhet në komunikatën e Ministris së Punëve të Jashtëme.

Vatra aktive të zjarrit ka edhe në rajoni e Sarajit, respektivisht në fshatrat Bukoviç dhe Rahoviç, ndërsa ka flakë edhe në drejtim të Jasenit, njoftuan nga QMK.

“Nga mëngjesi në vendngjarje kanë vepruar pjesëtarë të Armatës, respektivisht 20 anëtarë, ndërsa është intervenuar edhe me helikopter. Zjarret në Makedonski Brod, Pehçevë dhe rajonin e Dellçevës llogariten si të lokalizuara, megjithëse situata është nën monitorim.”, tha Stojançe Angellov nga Qendra për Menaxhim me Krizat.

Qeveria para zgjedhjeve rriti për 30% pagat e administratorëve të ministrisë dhe e hodhi poshtë amandamentin për blerjen e automjetevetë zjarrëfikësve, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Ju kujtoj, se ata refuzuan një amendament për furnizim me automjete për shuarjen e zjarreve, tani është e qartë pse – që të ketë para për blerje sistematike, për paga shtesë në vlerë prej 30% për ushtarët e partisë në administratë.”, tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Zjarre tjera aktive ka në Petrovec, gjegjësisht në fshatin Divje, në vendin e quajtur Krushje. Ndërkaq vatër aktive ka edhe në Prilep, në fashtin Toplicë, ku zjarri është nën kontroll por është shpërndarë edhe në drejtim të fshatit Rakle.

Marketing
Exit mobile version