Ngriten dy padi penale për shoferin kumanovar që vrau policin në detyrë gjithashtu i shqiptohet masë paraburgimi për 30 ditë
MPB Kumanovë, ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale S.J (40), nga fshati Pelincë, Komuna e Staro Nagoriçanit, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “Vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion” si dhe “mos dhënie e ndihmës, personit të lënduar në komunikacion”.
Më 21.04.2019 në rrugën regjionale Kumanovë-Sveti Nikollë, makina e tipit Mercedes me regjistrim të Kumanovës, ka goditur 37 vjeçarin me iniciale V.C (punonjës policie) dhe A.M (25) (praktikant policie), të cilët ishin në detyrë zyrtare. Personi me inicialet V.C ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa A.M ka pësuar lëndime të rënda trupore me çka është transferuar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.
I dyshuari S.J me makinë të tipit “Mercedes” ka lëshuar vendin e ngjarjes dhe është arratisur, me çka i njëjti ka vazhduar me aksidente duke goditur kështu një makinë të tipit “Shkoda”, pasi i njëjti paraprakisht kishte goditur dy punonjësit e policisë.
Të njejtit nga ana e gjykatës i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.