Mbrëmë (06.02.2021) në periudhën nga ora 19:00 deri më ora 22:00 nëpunës policorë të SP SKRR-Tetovë me përdorimin e të ashtuquajturit “radar nate” realizuan kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët duke drejtuar automjetet e tyre tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.
Në këtë aksion janë sanksionuar 33 shoferë, nga të cilët 14 kanë qarkulluar me shpejtësi me mbi 50 km në orë nga e lejuara.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
Nga MPB apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.