Gjatë 24 orëve të kaluara (19/20.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejtë 368 shkelje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse si masë preventive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.