Profesoresha e edukatës fizike dhe trajnerja e njohur e hendbollit Semie “Mia” Islami këto ditë ka shënuar ditën e pensionimit, shkruan Open-TV
Ajo ka qenë ndër vajzat e para të diplomuara në Kulturë Fizike në Çair, e po ashtu edhe e guximshme, e fortë, gjithnjë pozitive, ku për vite të tëra kontriboi në arsimimin e shumë gjeneratave dhe në afirmimin e hendbollit tek femrat.
Ajo edhe sot e kësaj dite është trajnere e hendbollit te WHC Çair.
Biografia e saj është e gjatë 30 vite në hendboll dhe afër 37 vite në arsim. Si mësuese nisi të punojë në Studeniçan (viti 1986), më pas nga viti 1988 deri në vitin 2002 në shkollën fillore “7 Marsi” (Dame Gruev), kurse pensionimin, në moshën 64-vjecare e priti në SHFK “Hasan Prishtina”.
Me rastin e pensionimit zonja Islami ka marrë shumë urime, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë.