4 ministra të qeverisë Zaev shkojnë në apanazh

Duke qenë se afati për paraqitjen e një kërkese të tillë në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime është ende hapur, numri i kërkesave të tilla mund edhe të rritet.

Marketing

Ish ministrat Nikolla Dimitrov, Milla Carovska dhe Radmilla Shekerinska kanë dorëzuar në Kuvend kërkesë për apanazh, ndërsa ishministrit Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa i është miratuar apanazha qysh javën e kaluar.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime javën e kaluar miratoi kërkesën për apanazh 9 mujor për ish-ministrin e Bujqësisë, Arianit Hoxha, dhe ish-zëvendësministrit të Kulturës Sedat Sulejmani, që të dy dhanë dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar.

“Sipas Ligjit për pagat dhe shtesat tjera të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar, zyrtarët të cilëve u ka skaduar mandati kanë 30 ditë për t’u kthyer në profesionin paraprak ose për të kërkuar apanazh, varësisht se sa kohë kanë qenë në detyrë. Nëse mandati i zyrtarit ka zgjatur deri në gjashtë muaj, ai ka të drejtë në një apanazh prej tremuajsh. Për një mandat prej gjashtë deri në 12 muaj, ka një afat gjysmë-vjeçar. Tarifa zgjat nëntë muaj për një afat nga 12 deri në 24 muaj dhe për një afat më të gjatë prej dy vitesh pason një apanazh prej një viti”.

Gjatë ushtrimit të kësaj të drejte cdo deputet apo funksionar nuk ka të drejtë në të ardhura. Apanazhi ndërpritet nëse është i punësuar. Dëmshpërblimi është në masën e pagës që ka marrë ish-zyrtari në kohën kur ka qenë në detyrë.

Ish ministrja e Kulturës Irena Stefoska dhe Jagoda Shahpaska, ish ministre e Politikës Sociale, kanë vendosur ti kthehen profesionit.

Ndërsa ish kryeministri Zoran Zaev, ka bërë të ditur se po kthehet në kompanitë familjare në vendlindjen e tij, Strumicë.