Leximi i rregullt mund të jetë veçanërisht i dobishëm kur hyjmë në moshën e mesme (dhe më tej). “Si truri ynë, ashtu dhe zemra apo muskujt tanë, nëse nuk i përdorim, ne i humbasim ato,” thotë terapistja e traumës Christine Gibson.

Por, cilat janë përfitimet?

#1 Më pak stres

Ka një arsye pse njerëzit tërhiqen drejt leximit kur ndihen të tensionuar ose të mbingarkuar. Leximi mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të largoni vëmendjen nga streset e përditshme duke ngadalësuar rrahjet e zemrës dhe duke qetësuar muskujt tuaj. Sipas një studimi nga “University of Sussex”, leximi për vetëm gjashtë minuta mund të zvogëlojë nivelet e stresit deri në 68%.

#2 Forcon kujtesën

Një studim në neurologji zbuloi se leximi, së bashku me forma të tjera të aktivitetit njohës, mund të vonojë fillimin e sëmundjes së Alzheimerit me pesë vjet te njerëzit 80 vjeç e sipër. Mjekja Gibson shton se leximi “mund të vonojë disa prej simptomave” të lidhura me demencën, të tilla si problemet e kujtesës, harresën etj.

#3 Gjumë më i mirë