Ballina Aktuale 4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja...

4 vjeçari HAMZA ALI nga Shishova e Shkupit humb dëgjimin , familja me lot në sy kërkon urgjentisht ndihmë 24.000 euro për operim në Turqi

 

Hamza Ali, është një një fëmijë i vogël 4 vjeçar nga venbanimi Shishovë i Shkupit, që po bënë luftë për të mbijetuar me sëmundjen dhe diagnozën e rrëndë që ka humbur komplet dëgjimin, që është diagnostifikuar te Klinika e Otorinolaringologjisë(Vesh,Hundë dhe Fytë) në Shkup.

Marketing

Bëhet fjalë për një sëmundje të rrallë të humbjes së dëgjimit, Hypacusis gravis,distalna renalna tubuluarna acidoza me shifrën H90.3 që duhet urgjentisht të operohet në Turqi për ti vendosur IMPLANT KOHLEAR në vesh.

Familjarët e mërzitur tej mase kanë bërë të pamundurën që Hamza të shërrohet në Maqedoni, mirëpo sukseset e operimeve të këtilla në Maqedoni janë shumë të vogla apo nuk ekzistojn, andaj ata kanë vendosur që të kërkojn ndihmë nga të gjithë njerzit human që Hamza të operohet me sukses në Turqi me ndihmën e Zotit  Fuqiplotë.

Babai i tij, Resul Ali me lot në sy dhe dhimbje të madhe për Agjencin e Lajmeve ALBANIAN.MK po rrënkon dhe kërkon ndihmë nga Zoti i plotëfuqishëm dhe të njithë njerzit human, njëkohësisht duke kërkuar nga autoritetet shtetërore që t’i dalin në ndihmë këtij fëmiju të vogël për tu operuar në Turqi. “Allahu e ka në dorrë djalin tonë, atij i qofshim falë për këtë sprovë. Por ne si prindër do të shkojm deri në fund të botës që t’i ndihmojm djalit tone, Hamzës për tu shërruar. Na kanë dhënë fjalën në spital në Turqi se me sukses bëhet operimi. Ishtë një spital I madhë me mjek të fortë që na kanë thënë se me intervenim kirurgjik mund t’i ndihmohet shumë djalit tonë. Unë shfrytëzoj rastin që t’I lus gjithë njerzit human, që të më në ndihmojn në këtë rrugë të rrëndë që mezi e përballojmë edhe financiarisht. E lusim që shteti të na ndihmon me financa përmes Fondit për Shëndetësi, që djali jonë të shërrohet nëse don Allahu në spitalin në Turqi”, shprehet me zë të dridhur dhe me një nyje në fyt, babai, Resul Ali.

Ndërkoh, djali 4 vjeçar për herë të parë është diagnostifikuar para te Klinika për ORL në Shkup , mirëpo trajtimet dhe barrnat nuk kanë dhënë rezultate, andaj shpresa e vetme është që fëmija të trajtohet jashtë Maqedonisë në një spital prestigjioz në Turqi ku ka ekip të specializuar për këtë llojë sëmundjeje. Të gjithë njerzit human mund ta ndihmojnë familjen nga Shishova e Shkupit duke kontaktuar në telefonin 071-241-059 dhë në xhirrollogarin bankare në HALK BANK.

Marketing
Exit mobile version